Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Qeveria Miraton Hapjen E Programeve Te Reja Studimore Ne Universitetet E Disa Rretheve Te Vendit
English

Qeveria Miraton Hapjen E Programeve Te Reja Studimore Ne Universitetet E Disa Rretheve Te Vendit

TIRANE, 13 Maj /ATSH/- Qeveria miratoi në mbledhjen e fundit të saj vendimin për hapjen e programeve të reja studimore për vitin akademik 2010-2011 në universitetet e disa rretheve te vendit. Në mbështetje të ligjit "Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave miratoi hapjen në Fakultetin e Mësuesisë, të Universitetit "Fan S. Noli" në Korçë, të programit të studimeve të ciklit të dytë, në "Filozofi sociale". Programi i studimeve të ciklit të dytë realizohet me 120 kredite dhe kohëzgjatja normale e tij është dy (dy) vite akademike. Ndërkohë që tarifa e shkollimit për këtë program studimesh të ciklit të dytë për vitin akademik 2010-2011, është 60 000 (gjashtëdhjetë mijë) lekë dhe studenti i nënshtrohet vetëm një tarife vjetore shkollimi. Sipas relacionit që shoqëron këtë vendim, në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike të Universitetit Politeknik të Tiranës, do të hapet programi i studimeve të ciklit të parë, "Inxhinieri ekonomike". Në përfundim të këtij programi studimi lëshohet "Diplomë e nivelit të parë", DNP, në inxhinieri ekonomike. Programi i studimeve të ciklit të parë realizohet me 180 kredite dhe kohëzgjatja normale e tij është 3 (tre) vite akademike. Ndërsa në universitetin "Ismail Qemali" në Vlorë, do të hapet programi i studimit të ciklit të parë "Matematikë-Fizikë", "Shkenca kompjuterike" dhe "Akuaristikë". Në Fakultetin e Shkencave Humane të Universitetit "Aleksandër Xhuvani" në Elbasan do te hapet programi i studimeve të ciklit të dytë në "Gjuhësi" dhe në shkollën e lartë private "Sevasti & Parashqevi Qiriazi" në Tiranë, do të hapen programet e studimit të ciklit të tretë, Master i Nivelit të Dytë (MND) në "Administrim biznesi" e "Administrim publik". /e.gj//a.ke/
KOMENTE