Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rusi - Aksidenti Në Minierë - Arrin Në 66 Bilanci I Të Vdekurve Dhe Pezullohen Kërkimet
English

Rusi - Aksidenti Në Minierë - Arrin Në 66 Bilanci I Të Vdekurve Dhe Pezullohen Kërkimet

MOSKË, 13 maj /ATSH-AFP/ - Bilanci i shpërthimit të dyfishtë të gazit në minierën më të madhe të qymyrit në Rusi arriti në 66 të vdekur dhe operacionet e ndihmës u pezulluan si masë sigurie, deklaroi sot një zyrtar i Ministrisë ruse të Situatave të Emergjencës. Në mëngjes, skuadrat e shpëtimit gjetën gjashtë trupa të tjerë në minierën Raspadskaia, në Siberi. "Tashmë bilanci është 66 të vdekur. Njëzetë e katër persona konsiderohen ende të zhdukur", deklaroi kreu i ekspertëve ushtarakë në Ministrinë e Situatave të Emergjencës, Pavel Plat, i cituar nga agjencia Interfax. Bilanci i mëparshëm i tragjedisë që ndodhi të shtunën në minierën Raspadskaia ishte 60 të vdekur dhe 30 të zhdukur. Operacionet e ndihmës u pezulluan. Ato mund të rifillojnë në orën 20:00 GMT, vazhdoi ministria. "Situata është keqësuar dukshëm. Përqendrimi i metanit e kalon normën e autorizuar prej 7 për qind. Operacionet e ndihmës janë pezulluar", bëri të ditur Plat. Sipas tij, disa zjarre kanë shpërthyer në fundin e minierës që ndodhej në rajonin Kemerovo. "Të gjitha operacionet e ndihmës do të pezullohen deri sa situata të përmirësohet", theksoi Plat. Shpërthimi i parë i gazit në këtë minierë, që ndodhet në pellgun minerar Kuzbas, 3 000 kilometra në lindje të Moskës, ndodhi të shtunën në mbrëmje në çastin kur atje ndodheshin 370 minatorë. Shpërthimi i dytë, më i fuqishëm, ndodhi disa orë më vonë pas mbërritjes së ekipeve të para të shpëtimit. /I.Pu.
KOMENTE