Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shba - Atentati I Dështuar I Times Square: Kontrole Në Verilindje
English

Shba - Atentati I Dështuar I Times Square: Kontrole Në Verilindje

NJU JORK, 13 maj /ATSH-AFP/ - Policia federale amerikane, FBI, ushtroi kontrolle në disa banesa sot në mëngjes në verilindje të Shteteve të Bashkuara në kuadrin e hetimit për atentatin e dështuar të Times Square në Nju Jork, njoftoi AFP-në një zëdhënëse. "Disa kontrolle u kryen në verilindje në lidhje me hetimin për atentatin në Times Square", i deklaroi FBI-së, Gail Marcinkiewicz. Zëdhënësja nuk dha hollësi të tjera lidhur me vendet ku janë ndërmarrë kontrollet, por mediat amerikane njoftuan se bëhej fjalë për një shtëpi që ndodhej në Watertown, Massachusetts. Marcinkiewicz shtoi se dy persona janë arrestuar gjatë kërkimeve dhe janë vendosur në paraburgim për çështje lidhur me imigracionin. Sipas zëdhënëses, bastisjet janë të lidhura të gjitha me atentatin e dështuar me autobombë në sheshin e famshëm, mjaft të frekuentuar, në qendër të Nju Jorkut më 1 maj. "Nuk ka lidhje me një kërcënim të afërt ndaj amerikanëve ose Shteteve të Bashkuara", theksoi ajo. Autori i dyshuar i atentatit të dështuar, Faisal Shahzad, një amerikan, 30 vjeç, me origjinë pakistaneze, është arrestuar më 3 maj. Ai është akuzuar për tentativë për përdorimin e armëve të shkatërrimit në masë dhe është marrë në pyetje nga policia. /I.Pu.
KOMENTE