English

Shba - Obama I Kërkon Kongresit 129 Milionë Dollarë Për Eliminimin E Ndotjes Së Gjirit Të Meksikës

UASHINGTON, 13 maj /ATSH-AFP/ - Presidenti amerikan, Barack Obama i kërkoi dje Kongresit zhbllokimin e një ndihme urgjente prej 129 milionë dollarësh për të eliminuar ndotjen e shkaktuar nga shpërthimi i një platforme nafte në Gjirin e Meksikës. "Nuk kursehem në lidhje me përpjekjet për të fshirë gjurmët e dëmit të shkaktuar, për të ndihmuar ata, puna e të cilëve u prek nga ndotja e naftës dhe vuri në gjendje alarmi shtetet e prekura'', deklaroi presidenti Obama në një letër dërguar presidentes së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi dhe bërë publike nga Shtëpia e Bardhë. Rreth 100 milionë dollarë do t'i jepen rojave bregdetare dhe 29 milionë dollarë ministrisë së Brendshme për aktivitetet e kontrollit dhe studimit, që nuk u morën në ngarkim nga zyrtarët e ndotjes./ /ec/ a.jor.
KOMENTE