Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Spanjë - Paraljmërim Për Grevë Të Përgjithshme Në Sektorin Publik
English

Spanjë - Paraljmërim Për Grevë Të Përgjithshme Në Sektorin Publik

MADRID, 13 maj /ATSH-AFP/ - Federata publike në një prej sindikatat më kryesore spanjolle, ''CCOO'', bëri sot thirrje për mobilizim kundër masave të rrepta ekonomike të bëra publike nga qeveria, që mund të rezultojë në një grevë të përgjithshme në sektorin e funksioneve publike. "Paraditen e sotme, kemi paraqitur tek organet drejtuese të sindikatës për miratim një kalendar për mobilizim për sektorin publik, ku pika më kulmore e të cilit do të jetë një thirrje për grevë të përgjithshme sektoriale", njoftoi sot Federata e Sektorit Publik të ''CCOO''. Drejtuesit konfederativ të dy organizatave të mëdha qendrore, ''CCOO'' dhe ''UGT'', ndodheshin sot paradite në pallatin 'Moncloa', selia e kryesisë së qeverisë socialiste spanjolle, ku kryeministri Jose Luis Rodriguez Zapatero u përpoq t'u bënte të qartë se masat e rrepta ekonomike ishin të nevojshme. Duke u ndodhur nën presionin e tregjeve dhe të vendeve të zonës euro me realizimin e një kthese prej 180 gradësh të politikës së tij sociale, kreu i ekzekutivit bërë publik një ulje mesatare prej 5 për qind të pagave të funksionarëve duke nisur nga qershori dhe ngrirjen e tyre në vitin 2011./ /i.p/
KOMENTE