Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Futboll - Atletiko Madrid Fiton Ligën Evropiane
English

Sport-Futboll - Atletiko Madrid Fiton Ligën Evropiane

E TIRANË, 13 maj / ATSH- Gjergji Mima/.- Dy gola të sulmuesit uruguajan, Diego Forlan, i dhanë Atletikos së Madridit titullin e Ligës së Europës, pas 120 minutave lojë në finalen kundër Fulhamit. Finalja në "Nordbank Arena" të Hamburgut filloi mirë për spanjollët, që panë më tepër drejt portës së Fulhamit. Përpjekjet e tyre u shpërblyen në minutën e 32-të, kur Diego Forlan dërgoi topin në rrjetë pas asistit të Serxho Agueros. Por, skuadra e Fulhamit, e drejtuar nga tekniku Roi Hodgson, u kundërpërgjigj menjëherë, duke rikthyer barazpeshën falë një supergoli të Sajmon Dejvis pesë minuta pas avantazhit të madrilenëve. Në pjesën e dytë (edhe falë terrenit të rënduar nga reshjet e shumta të shiut) loja u bë më fizike, gjë që favorizoi anglezët. Megjithatë, rezultati 1-1 mbeti i paprekur deri në përfundim të kohës së rregullt. Kur sfida po i drejtohej 11-metërshave, Atletiko Madridi realizoi goditjen e fundit. Pasi i Agueros katër minuta para përfundimit të shtesës së dytë, gjeti në zonë Forlanin, që me thembër dërgoi topin në cepin e majtë të portierit Shvarcer. Bardhekuqtë e kryeqytetit spanjoll u rikthyen te triumfi në Europë pas plot 48 vitesh, që prej vitit 1962, kur mundnin në finalen e Kupës së Kupave Fiorentinën. Atletiko Madrid 2 - 1 Fulham (Forlan 32', 116' / Dejvis 37') Atletiko Madrid (4-4-2): De Gea; Ujfalusi, Perea, Dominguez, Antonio Lopez; Reyes (78' Salvio), Assunçao, Raul Garcia, Simao (68' Jurado); Forlan, Aguero. (Robles, Valera, Camacho, Juanito, Cabrera). Trajner: Quique Sanchez Flores Fulham (4-4-2): Schëarzer; Baird, Hughes, Hangeland, Konchesky; Duff (84' Nevland), Etuhu, Murphy, Davies; Gera, Zamora (55' Dempsey). (Zuberbuhler, Pantsil, Riise, Greening, Dikgacoi). Trajner: Hodgson /a.ke/
KOMENTE