Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Merkato/ Debatik Curri, E Ardhmja Tek Vorskla Në Dyshim
English

Sport-Merkato/ Debatik Curri, E Ardhmja Tek Vorskla Në Dyshim

TIRANË, 13 Maj /ATSH- Gjergji Mima/ -E ardhmja e mbrojtësit të kombëtares shqiptare, Debatik Currit, mbetet e paqartë. Klubi i tij aktual në kampionatin ukrainas, Vorskla Poltava dhe futbollisti kosovar nuk janë marrë vesh rreth kontratës së re, e cila skadon pas gjashtë muajsh, ndërsa atij i është ofruar kontratë e re trevjeçare. Ish futbollisti i Prishtinës u ka kërkuar ukrainasve dy javë kohë për të menduar, e më pas për t'u dhënë atyre përgjigjen definitive. Për Currin ofertat nuk mungojnë, por ai preferon të mos flasë njëherë për një herë për këtë punë, pasi dëshiron t'i zgjidh gjërat me klubin aktual. "Klubi më ka ofruar kontratë të re trevjeçare, por nuk jemi pajtuar rreth kushteve. Për kushtet që më kanë ofruar, unë u thash se nuk e vazhdoj kontratën. Unë kam ardhur në Kosovë ku do të qëndroj dy javë dhe së bashku me familjen do të vendos se cila është zgjidhja më e mirë për të ardhmen time. U kam thënë edhe zyrtarëve të Vorsklas, nëse ka ofertë të mirë për mua, largohem, nëse jo, ulemi dhe bisedojmë për kontratën e re", ka thënë Curri për mediat. Në anën tjetër, trajneri i Vorsklas, Nikolay Pavlov, ka folur ashpër rreth sjelljes së Currit, madje ka pohuar publikisht se nëse lojtari vazhdon ta refuzojë rinovimin e kontratës, ai nuk do të përfshihet në planet për sezonin e ri në Ukrainë. "Debatik Curri ka vetëm gjashtë muaj të mbetura në kontratë me klubin. Ai po shqyrton të gjitha alternativat. Por, një ofertë konkrete që i është paraqitur klubit ka qenë mjaft e vogël dhe ajo nuk do të merret parasysh", deklaroi Pavlov për mediat ukrainase. Ultimatumi për Currin është dhënë në formë presioni për faktin se klubi nuk dëshiron ta humbasë lojtarin pa fituar dëmshpërblim. Curri është lojtar mjaft i rëndësishëm për Vorsklan, ndërsa vlera e kartonit të tij llogaritet deri në 3 milionë euro. Shifra e lartë që pretendon klubi është arsyeja përse mbrojtësi kosovar nuk ka arritur të transferohet në një skuadër më të madhe. /s.s./
KOMENTE