English

Axhenda Për Ditën E Premte, 14 Maj

Ministri i Jashtëm i Bullgarisë, Nickolay Mladenov, vizitën nesër Tiranën. Më poshtë programi i vizitës së tij zyrtare. Ora 10.00 - Takim Tete-a-Tete i dy ministrave të Jashtëm, z Meta dhe Mladenov. Ora 10.15 - Bisedime dypalëshe mes delegacioneve në MPJ. Ora 10.50 - Konferencë e Përbashkët për shtyp - Meta- Mladenov. Ora 11.25 - Kryetarja e Kuvendit pret ministrin e Jashtëm të Bullgarisë, Nickolay Mladenov. Ora 12:00 - Presidenti Topi pret ministrin e Jashtem te Republikes se Bullgarise, Nickolay Mladenov. Ora 15.00- Kryetari i Bashkisë së Tiranës pret ministrin e Jashtëm të Bullgarisë, Nickolay Mladenov. Ora 16.00 - Ministri i Jashtëm Bullgar, Nickolay Mladenov jep një leksion në Universiteti Evropian të Tiranës. Ora 10:30- Ambasadori Robert Bosch, kryetar i Prezencës së OSBE, merr pjesë në takimin në Ditën e Donatorëve në shkollën 9-vjeçare në Gerdec, në bashkinë e Vorës. Ora 11:00 - Ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti, inspekton minierën e Bulqizës dhe organizon mbledhjen e Task Forcës në bashkinë e këtij qyteti. Ora 12.00- Në kuadër të stinës "Italia dhe Shqiperia 2010- dy Popuj, nje Det, nje Miqesi", Rajoni Puglia organizon në sallën "Nënë Tereza" në Pallatin e Kulturës konferencen per shtyp "Pertej Detit", Shqiperia - Puglia: dy popuj, nje miqesi". Ora 12:30 - Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorëve jep përpara Bashkisë një konferencë për shtyp, për të paraqitur dëmin material dhe financiar që u është shkaktuar qytetarëve në Tirane nga bllokimi i rrugëve. Ora 16:30 - Në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa" zhvillohet ndeshja Tirana - Dinamo, e vlefshme për javën e 32-të të Superligës.
KOMENTE