Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Beogradi I Gatshëm Për Të Tërhequr Akuzat Për Gjenocid Kundër Kroacisë
English

Beogradi I Gatshëm Për Të Tërhequr Akuzat Për Gjenocid Kundër Kroacisë

ZAGREB, 14 maj /ATSH-ANSA/ - Serbia është e gatshme të tërheqë akuzën e saj për gjenocid në dëm të Kroacisë, me kusht që edhe Zagrebi të bëjë të njëjtën gjë me akuzat që ka bërë për Beogradin, deklaroi sot në Zagreb kryeministri serb Mirko Cvetkovic, në prag të një takimi me homologen kroate Iadranka Kosor. Kosor, njoftojnë agjencitë e lajmeve, konfirmoi se një vendim i tillë është kompetencë ekskluzive e qeverisë kroate, e cila ende nuk e ka trajtuar këtë çështje. Një gatishmëri e Serbisë për të tërhequr akuzën për gjenocid kundër Kroacisë është shprehur edhe disa javë më parë nga presidenti serb Boris Tadic gjatë takimeve me homologun kroat Ivo Josipovic. Kroacia e denoncoi Serbinë për gjenocid në vitin 1999 në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, për konfliktin e viteve 1991-1995. Në fund të vitit të kaluar e njëjta gjë u bë edhe nga Serbia. /e.v/
KOMENTE