Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha Vlereson Kontributin Qe Ifc Ka Dhene Per Realizimin E Projekteve Ne Shqiperi
English

Berisha Vlereson Kontributin Qe Ifc Ka Dhene Per Realizimin E Projekteve Ne Shqiperi

TIRANE, 14 Maj/ATSH/. - Kryeministri Berisha ka shprehur sot mirenjohjen per kontributin qe IFC ka dhene ne realizimin e nje sere projektesh ne Shqiperi, si dhe asistencen qe i ka dhene qeverise ne proceset e privatizimit dhe financimet ne sektorin privat. Sipas Zyres se Shtypit te Kryeministrise, gjatë qëndrimit në Zagreb, kryeministri Berisha u takua me Rashad Kaldany zv/presidentin e IFC-së për Azinë, Evropën Lindore, Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore dhe Giovanni Daniele përfaqesuesi rajonal i IFC-së. Kryeministri Berisha shprehu mirënjohjen për kontributin që IFC ka dhënë në realizimin e një sërë projektesh në Shqipëri, si dhe asistencën që i ka dhënë qeverisë në proceset e privatizimit dhe financimet në sektorin privat. Gjithashtu, Berisha ka vlerësuar edhe kontributin e IFC-së në koncesionimin e rrugëve. Kryeministri Berisha duke e cilësuar të shkëlqyer bashkëpunimin e deritanishëm me IFC, shprehu besimin se ai do të zgjerohet edhe më tej. Në këtë kuadër, kryeministri e cilësoi si të një rëndësie të veçantë bashkëpunimin në fushën energjisë, ku aktualisht janë firmosur kontratat për ndërtimin e 200 hidrocentraleve. Në këtë kontekst, Berisha e konsideroi të mirëpritur kredititim e investitorëve privat, sidomos në fushën e hidroenergjisë. Kryeministri Berisha përmendi si fusha me interes për mbështetje nga IFC industrinë e minierave, ku janë angazhuar kompani të mëdha. Rashad Kaldany, zv/presidenti i IFC-së për Azinë, Evropën Lindore, Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore, vlerësoi bashkëpunimin me qeverinë shqiptare dhe e siguroi kryeministrin Berisha se IFC do të angazhohet në financime edhe më të mëdha në fushën e energjisë, minierave dhe sektorëve të tjerë me interes për vendin. /a.ke/
KOMENTE