English

Britani E Madhe - William Hague Kritikon Iranin Për Programin Bërthamor

LONDËR, 14 maj /ATSH-AFP/ - Ministri i ri britanik i Punëve të Jashtme, William Hague, i cili zhvillon sot një takim në Uashington për diskutime me sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, kritikoi programin bërthamor iranian. William Hague deklaroi në një intervistë se ''të kritikosh ambicien bërthamore në rritje të Iranit përbën një prioritet''. "Sjellja e Iranit këto vitet e fundit është e papranueshme për pjesën më të madhe të komunitetit ndërkombtëar'', theksoi ministri britanik i Punëve të Jashtme. Para takimit me Hillary Clinton, Hague shtoi se vendi i tij do të ushtrojë presion për vendosjen e sanksioneve nga OKB ndaj Teheranit. Departamenti amerikan i Shtetit nuk e fsheh padurimin të shohë Këshillin e Sigurimit të miratojë pjesën e katërt të sanksioneve kundër Iranit. William Hague, konservator euroskeptik, 49 vjeç, u emërua dje në krye të Ministrisë së Punëve të Jashtme nga kryeministri i ri David Cameron./ /ec/ a.jor.
KOMENTE