English

Kosove - Sejdiu Ne Malajzi Per Forumin Ekonomik Islamik Nderkombetar

PRISHTINË, 14 Maj /ATSH-B.Jashari/.- Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, eshte nisur sot për në Malajzi, ku me ftesë të Kryeministrit të Malajzisë, Dato Sri Mohd Najib, do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Islamik Ndërkombëtar. Sipas njoftimit të dhënë nga Presidenca e Kosovës, në këtë forum marrin pjesë edhe shumë liderë shtetesh të Organizatës së Konferencës Islamike, të vendeve të tjera të Azisë si dhe përfaqësuese të tjerë nga mbarë bota. /a.ke/
KOMENTE