Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lajme Shkurt Nga Rrethet- Kronika
English

Lajme Shkurt Nga Rrethet- Kronika

Lezhë, tre aksidente rrugore në autostradën Shkodër-Tiranë, dëmtohen disa shtetas Tre aksidente rrugore me dëmtime të drejtuesve të mjeteve dhe të pasagjerëve që udhëtonin me to janë regjistruar mbrëmjen e djeshme në superstradën Shkodër-Tiranë. Sipas zëdhënëses së policisë së qarkut të Lezhës, Eliona Nika, dy nga keto aksidente janë regjistruar në aksin rrugor Lezhë-Shkodër dhe një në atë Lezhë-Milot. Aksidenti i parë ka ndodhur në afërsi të karburantit "Uldedaj", në të dalë të qytetit të Lezhës, kur një automjet fuoristrade me targë AEF 0213, që drejtohej nga Avinito Talaj, 22 vjeç, banues në Shëngjin-Lezhë, ka goditur nga pas mjetin tip 'Ford', me targë LE 8906 A, që drejtohej nga Marte Hasani, 48 vjeç, banuese në Lezhë. Si rezultat u dëmtuan drejtuesit e mjeteve dhe Semidije Latifi, 46 vjeç, banuese në Lezhë. Aksidenti tjetër ndodhi në afërsi të komunës Balldre, ku Bardhok Coli, 29 vjeç, banues në Kallmet, duke lëvizur me një motor të markes 'Loncin' u rrëzua si pasojë e humbjes së kontrollit. Në këtë aksident u lëndua bashkëshortja dhe djali i mitur i drejtuesit të motorit, të cilët udhëtonin bashkë me të. Aksidenti i tretë u regjistrua në fshatin Balldre, me pasojë plagosjen e Besart Beqirit, 29 vjeç, banues në qytetin e Prizrenit. Beqiri drejtonte mjeten tip "Wolsvagen, me targë TR 6918 P, kur u përplas me një traktor që drejtohej nga Aleksander Vokrri, 27 vjeç, banues në fshatin Raboshtë./g. marku/ Shkëmbim zjarri në qëndër të Koplikut, policia ndalon autorët Një shkëmbim zjarri mes dy personave në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në qendër të qytetit të Koplikut, në Malësinë e Madhe, fatmirësisht ka përfunduar pa viktima. Burime zyrtare nga policia e Malësisë së Madhe bënë të ditur për ATSH-në se ka qënë 30 vjeçari David Rragami, banues në Koplik, i cili duke udhëtuar me mjetin e tij tip Ford, me targa të huaja, ka qëlluar me armë zjarri tip pistolete në drejtim të kushëririt të tij, Paulin Rragami, 45 vjeç, i cili ishte duke ecur. Forcat e policisë së komisariatit të Koplikut që mbërritën në vendngjarje ndaluan dy shtetasit e përfshirë në konflikt dhe po hetojnë për shkakun dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje./g. marku/ Tropojë, ndalohet punonjësi i policisë për kontrabandë Forcat e policisë të Tropojës ndaluan mbrëmjen e djeshme 2 persona, njëri prej të cilëve punonjës policie, për ushtrim të kontrabandës në kufirin Kosovë -Shqipëri. Burime zyrtare të policisë lokale bënë të ditur se u ndaluan Cen Sinani, punonjës policie në Tiranë dhe Sajmir Celeposhi, pasi janë kapur në flagrancë duke transportuar 3012 palë këpucë të futura kontrabandë nga Kosova në drejtim të Shqipërisë. Dy personat u ndaluan në vendin e quajtur Qafa e Luzhës, ndërsa kamionçina me mall kontrabandë ishte në pronësi të punonjësit të policisë./r. hoxha/ /s.s./
KOMENTE