Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta: Marrëdhëniet me Bullgarinë, më të mira se kurrë
English

Meta: Marrëdhëniet me Bullgarinë, më të mira se kurrë

Tiranë, 14 maj NOA – Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Bullgarisë janë më të mira se kurrë ndonjëherë dhe pala shqiptare ka vendosur ta shtojë bashkëpunimin e saj me palën bullgare në aspektin ekonomik, por edhe atë të zhvillimit e stabilitet rajonal

Kështu ka theksuar ministri i Jashtëm, Ilir Meta, gjatë një konference për shtyp të përbashkët me homologun e tij bullgar, Nickolay Mladenov, i cili është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në vendin tonë.

“Besoj se kjo vizitë do të ndikojë për të rritur në një nivel akoma më të lartë marrdhëniet mes dy vendeve tona, të cilat mund t’i konsideroj shumë të mira”, ka thënë ndër të tjera Meta.

Më tej, ai ka vënë në dukje se pala shqiptare dhe ajo bullgare do të shtojmë bashkëpunimin mes dy vendeve tona edhe në kuadrin e anëtarësimit në NATO, si edhe inspirimit për të qenë një ditë së bashku në Bashkimin Evropian.

n.e/NOA

KOMENTE