Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mima: Edi Rama Po Tenton T'U Bllokojë Shqiptarëve Rrugën Që Të Çon Në Europë
English

Mima: Edi Rama Po Tenton T'U Bllokojë Shqiptarëve Rrugën Që Të Çon Në Europë

TIRANË, 14 Maj/ATSH-Maela Marini/.- Deputeti i Partisë Demokratike, Florian Mima deklaroi sot në një konferencë për shtyp, se "Edi Rama po tenton t'u bllokojë shqiptarëve rrugën që të çon në Evropë". Sipas tij, "mendje të sëmura e të privuara tërësisht nga arsyeja e shëndoshë, prej 14 ditësh po tentojnë t'u bllokojnë shqiptarëve çdo rrugë, por ç'është më e dhimbshmja, rrugën që të çon në Evropë". Duke u ndalur në këtë çështje, Mima tha se "aventura më e fundme që ka ndërmarrë z. Rama është më e pakuptimta, më e paarsyeshmja, më e keqrealizuara, më e dështuara që në pikënisje, e kësisoj ajo e denja për të qenë aventura e fundit në kurriz të shqiptarëve". Sipas tij, "shqiptarët nuk i terrorizon dot më Edi Rama me 'alarme' e luftra imagjinare"./n.m/
KOMENTE