Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
“Muaji i Europës” në Shqipëri sjell tenorin Saimir Pirgu
English

“Muaji i Europës” në Shqipëri sjell tenorin Saimir Pirgu

Tiranë, 14 maj, NOA - Ka nisur në Tiranë “Muaji i Europës”, aktivitet i cili mbështetet nga Ambasada Spanjolle në Tiranë, Kooperacioni Kulturor spanjoll, Exterior, Instituti i Medias dhe Delegacioni i Unionit Europian në Republikën e Shqipërisë.

“Po të fillohej edhe njëherë procesi i bashkimit të kombeve evropiane do të fillohej nga kultura”, me këto fjalë themeluesi i BE-së, Jean Monnet theksonte rëndësinë dhe forcën e kohezionit të diçkaje kaq abstrakte dhe në të njëjtën kohë të fuqishme dhe pasuruese, siç është kultura në shprehjet e saj të shumëfishta.

Kultura evropiane projektohet më andej sesa kufijtë e kontinentit tonë dhe përcakton imagjinatën e përbashkët të qytetarëve të saj, një identitet dhe një histori e përbashkët, ashtu si edhe një njohje më e mirë e njëri-tjetrit.

Presidenca spanjolle e BE-së ka propozuar mbështetjen dhe shpërndarjen e kësaj kulture evropiane të përbashkët si një mjet bashkimi, njohjeje dhe pasurimi të identitetit evropian, “të qenit Evropë”, në një BE që po përballet me sfida dhe ndryshime historike. Për këtë, gjatë këtij muaji, sipas idesë së Monnet, pretendojmë të japim impuls kulturës evropiane, si faktor rritjeje ekonomike, kohezioni social dhe mbështetje ndaj diversitetit.

Në këtë muaj do të shfaqen disa aktivitete të ndryshme në Tiranë në fusha të artit dhe kulturës, të cilat fillojnë me koncertin e tenorit, Saimir Pirgu në TKOB, më 16 maj, ora 19.00. Për të vazhduar më tej në datat 17-22 maj në Akademinë e Filmit Marubi, ku do të mbahet workshop-i me temën: “Natyra dhe misteri I vënies në skenë”, drejtuar nga Javier Rebello.

Dita e premte do t’i kushtohet projeksionit të filmave spanjollë. Në kuadër të festivalit të dancit, që ka nisur në qytetin e Durrësit, më 26 maj do të ketë trupa performuese spanjolle “Lanonima Imperial”.

m.s/NOA

KOMENTE