Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pack: Socialistët të frenojnë Ramën, po dëmton interesin e Shqipërisë
English

Pack: Socialistët të frenojnë Ramën, po dëmton interesin e Shqipërisë

Zagreb, 14 maj, NOA - Eurodeputetja Doris Pack ka kritikuar ashpër sjelljen e lidershipit të PS-së, Edi Rama, duke e akuzuar atë se po pengon heqjen e vizave dhe anëtarësimin e vendit në BE.

Eurodeputetja u ka bërë apel socialistëve të përgjegjshme dhe drejtuesve të tjerë të PS-së që të kuptojnë se rruga e zgjedhur nga kreu i PS-së, nuk është në interes të vendit. Deklarata e Pack është dhënë në një intervistë për Televizionin Shqiptar në Kroaci ku ishte ftuar ne universitetin e Zagrebit.

“Është fatkeqësi e vërtetë në një vend modern, që një udhëheqës i një partie politike të mbaj peng një vend të tërë dhe partinë e tij. Brenda Partisë Socialiste është e nevojshme që të fillojë një lëvizje për ti treguar liderit të PS që rruga që ai ka zgjedhur nuk është ajo për të cilën vendi ka nevoje . Situata e krijuar nuk mund të zgjidhet në rrugë, por vetëm në Parlament, kjo duhet të jetë e qarte”, u shpreh Pack.

Eurodeputetja ka theksuar se sjellja e opozitës po prish imazhin e Shqipërisë në sytë e partnerëve europiane.

Pack e ka cilësuar të pakuptimtë lëvizjen e opozitës duke u shprehur se zgjedhjet e 28 qershorit 2009 kanë qenë zgjedhjet më të mira në historinë e demokracisë në Shqipëri.

Në Zagreb, eurodeputetja Pack është takuar dhe me Kryeministrit Berisha, në takimin e kryetarëve të shteteve dhe qeverive të rajoni anëtarë të BERZH-it.

Eurodeputetja Pack i ka bërë të ditur Kryeministrit Berisha se ne Parlamentin Europian po punohet për ti bërë disa amendime të nevojshme raportit të përgatitur nga raporteri për Shqiperine, Nikolas Choundis, pasi ai nuk ishin reflektuar zhvillimet pozitive që vendi ka njohur gjatë viteve të fundit.

m.xh/NOA

KOMENTE