Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Serbi - Një I Kërkuar Për Krime Lufte Arrestohet Në Australi
English

Serbi - Një I Kërkuar Për Krime Lufte Arrestohet Në Australi

BEOGRAD, 12 maj /ATSH-ANSA/ - Dragan Vasiljkovic (55 vjeç), një ish-paraushtarak serb i akuzuar nga Kroacia për krime lufte, është arrestuar sot në Australi. Siç njoftojnë mediat serbe, Dragan Vasiljkovic, i cili kërkohej për krime të kryera në qytetet Knin dhe Glina në vitin 1991, ishte arratisur më 30 mars pas vendimit të drejtësisë australiane për ekstradimin e tij në Kroaci. Kënaqësi për kapjen e Vasiljkovic është shprehur nga presidenti kroat Ivo Josipoviç, i cili garantoi se për të do të zhvillohet një proces gjyqësor i drejtë. Dragan Vasiljkovic gëzon edhe nënshtetësinë australiane dhe jeton prej kohësh në Australi, ku u arrestua në vitin 2006. Pas refuzimit të kërkesës së parë për ekstradim, ai u lirua në shtatorin e vitit 2009. Megjithatë më 30 mars të këtij viti, Gjykata e Lartë australiane e pranoi kërkesën e Kroacisë për ekstradim, por Vasiljkovic ishte zhdukur. /e.v/
KOMENTE