Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sociale - Greqi - ''Kathimerini'': Shtohen Vetëvrasjet Për Shkak Të Krizës Ekonomike
English

Sociale - Greqi - ''Kathimerini'': Shtohen Vetëvrasjet Për Shkak Të Krizës Ekonomike

ATHINË, 14 maj /ATSH-MIA/ - Greqia vazhdon regjistrimin e më shumë vetëvrasjeve për të cilat mendohet se janë shkaktuar nga kriza ekonomike në vend dhe nga pasojat që ajo ka ndaj qytetarëve, shkruan sot gazeta athinjote "Kathimerini". Dy rastet më të reja janë vërejtur mbrëmë në lagjet athinjote ''Paleo Faliro'' dhe ''Ajos Stefanos'', ku sipas vlerësimeve të policisë, vetëvrasja e pronarit të një furre dhe e një mekanikut me siguri janë shkaktuar nga përkeqësimi financiar me të cilat ata janë ballafaquar. Gazeta kujton edhe serinë e vetëvrasjeve të paradokohshme në Trikala, Selanik, Seres, Veria dhe Kretë. Të punësuarit në shërbimin për ndihmë ndaj vetëvrasësve potencialë njoftuan për një rritje drastike të numrit të telefonatave. "Para do kohe numri i personave që na kërkojnë është rritur rreth 60-70 për qind", deklaroi psikiatri Qirjakos Kacadhoros./ a.jor.
KOMENTE