English

Tiranë, Tre Persona Humbin Jetën Në Një Aksident Automobilistik

TIRANË, 14 Maj /ATSH- Mira Shkurta /.- Tre persona humbën jetën në një aksident automobilistik në autostradën Tiranë - Durrës. Burimet zyrtare të Policisë së Tiranës thanë sot për ATSH-në se, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme, në kilometrin 6-të të autostradës Tiranë - Durrës, kur një makinë tip taksi, me të cilën udhëtonin dy shtetas, në përpjekje për të evituar takimin me një mjet tjetër, ka humbur kontrollin duke u përplasur me kolonën ndarëse të një karburanti. Sipas policisë, e cila shkoi menjëherë në vendngjarje, mësohet se personat që kanë humbur jetën janë Legjenda Sadikaj, 20 vjeç nga Kosova, si dhe një djalë, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur, të cilët udhëtonin me këtë taksi, ndërkohë që drejtuesi i mjetit, Astrit Daci, humbi jetën më pas në spital, ku u përcoll në gjendje të rëndë shëndetësore./s.s./
KOMENTE