Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vlorë: Simpoziumi, Sistemi Detar Shqiptar Dhe Përvoja E Komunitetit Evropian
English

Vlorë: Simpoziumi, Sistemi Detar Shqiptar Dhe Përvoja E Komunitetit Evropian

VLORË, 14 maj/ATSH-H.Koçi/ - Trajtimi i përpjekjeve dhe nismave të operatorëve publikë dhe jopublikë të sistemit detar shqiptar për përafrimin e tij me standardet evropiane, ishte sot në qendër të simpoziumit ndërkombëtar "Zhvillimi i sistemit detar shqiptar dhe përvojat e Komunitetit Evropian", organizuar nga Fakulteti i Shkencave Teknike dhe Departamenti iI Shkencave Nautike dhe Inxhinierisë Navale e Mekanike në Universitetin e Vlorës. Në simpozium u trajtuan tema që lidhen me situatën aktuale në administratën detare shqiptare, sistemi i edukimit dhe trajnimit detar në Shqipëri, Itali dhe vende të tjera të Evropës, përgjegjësia e administratës detare shqiptare për politikat dhe perspektivën evropiane, etj. Gjithashtu u prezantua plani strategjik i zhvillimit për portin e Durrësit, strategjia e zhvillimit të transportit detar shqiptar, cilësitë mikrobiologjike të bregdetit tonë, analiza ekonomike dhe perspektiva e zhvillimit të portit të Vlorës, rritja e kapaciteteve riparuese në kantieret detare, ndikimi i infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore në zhvillimin e porteve shqiptare, perspektivat e strukturave detare dhe nevojat për kërkim dhe zhvillim, roli i departamenteve të detarisë në Universitetin e Vlorës, regjimi ligjor i kufijve detarë, etj. Në simpozium morën pjesë shkencëtarë dhe profesorë nga universitete të huaja, përfaqësues të ministrive të Punëve Publike dhe Transporteve dhe të Mbrojtjes, autoriteteve portuale Durrës e Vlorë, pedagogë të Universiteteve të Vlorës, Elbasanit, Universitetit Politeknik etj. Në përfundim të këtij aktiviteti shkencor do të miratohet një projektrezolutë që do t'i dërgohet qeverisë shqiptare dhe institucioneve të linjës të sektorit të detarisë. Ky është simpoziumi i dytë ndërkombëtar që zhvillohet në Universitetin e Vlorës për vitin 2010, pas atij që u zhvillua një javë më parë në Fakultetin e Edukimit./ch/
KOMENTE