English

Ja lista e lojtarëve të kombëtares kuqezi në dy ndeshjet e ardhshme

Tiranë, 15 Maj 2010 NOA - Trajneri kroat i ekipit Kombëtar Shqiptar te Futbollit Josip Kuze, ka shpallur listën e lojtareve që do të ndeshen ne miqësoret me Malin e Zi dhe Andorrën.

Listën, z. Kuzhe e shpalli sot duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka publikuar emrat e 25 lojtareve. Por trajneri Kuzhe tha se vetëm ditën e hënë do të bëjë të ditur emrin e portierit te trete pasi Arjan Beqaj nuk mund te jete i gatshëm si pasoje e nje dëmtimi fizik.

Më poshtë vijon lista e plotë me 25 lojtarët e grumbulluar për ndeshjet miqësore Mal i Zi - Shqipëri Datë 19.05.2010 dhe Shqipëri – Andorra Datë 02.06.2010

1. Isli Hidi Kryvbas

2. Samir Ujkani Novara

3. Andi Lila Tirana

4. Armend Dallku Vorskla Poltava

5. Kristi Vangjeli Aris Selaniku

6. Ansi Agolli Kryvbas

7. Lorik Cana Sunderland

8. Ditmar Bicaj Tirana

9. Endrit Vrapi Besa

10. Debatik Curri Vorskla Poltava

11. Ervin Bulku Kryvbas

12. Klodian Duro Apollon Limasol

13. Ervin Skela Tus Koblenz

14. Jahmir Hyka Mainz

15. Gilman Lika Boluspor

16. Emilian Vila Dinamo

17. Emiliano Veliaj Laci

18. Gjergj Muzaka Tirana

19. Erjon Bogdani Chievo

20. Hamdi Salihi Rapid Vienna

21. Edmond Kapllani Tus Koblenz

22. Elis Bakaj Dinamo

23. Bekim Bala Vllaznia

24. Ahmed Jonuzi Vorskla Poltava

25. Parid Xhihani Zorya

KOMENTE