English

Kosovë - Feith: Koncesioni I Aeroportit, Lajm I Mirë Për Zhvillimin Ekonomik

PRISHTINË, 15 Maj /ATSH-B.Jashari/.- Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar (ICR), Pieter Feith, e vlerësoi një lajm të mirë për Kosovën koncesionimin me konkurs të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, të finalizuar ditën e djeshme. "Më erdhi mirë kur mora vesh rezultatin e procesit të tenderit të koncesionit të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës", tha Feith në një deklaratë të shpërndarë sot nga zyra e tij. Ai shtoi se "në veçanti, është e rëndësishme të theksohet se procesi ishte konkurrues deri në fund. Rezultati tregon se mundësitë e mirë-dizajnuara të investimit në Kosovë mund të jenë tërheqëse për investuesit e huaj të mëdhenj dhe me reputacion". "Ky është hapi i parë në privatizimin e Ndërmarrjeve me Pronësi Publike. Kjo është një reformë e rëndësishme strukturore që mund të stimulojë rritjen dhe përmirësimin e aftësisë konkurruese të ekonomisë së Kosovës, e cila është në përfitim të të gjithë qytetarëve të Kosovës", theksoi Feith. Ai vlerësoi se "suksesi i këtij procesi tani mund të shërbejë si një shembull për transaksionet e ardhshme të rëndësishme, që përfshijnë privatizimin e PTK-së dhe Projektit të Ri të Kosovës për Energjinë./s.s./
KOMENTE