English

Mesila Doda: Protesta e djeshme, dështimi i radhës i Edi Ramës

Tiranë, 15 maj, NOA – “Patëm rastin dje të shihnim dështimin e radhës së Edi Ramës, ku të gjithë mundëm të evidentonim vetminë dhe braktisjen e madhe me të cilën është dënuar ai nga populli i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë”.

Me këto fjalë e ka komentuar protestën e djeshme të opozitës, deputetja demokrate Mesila Doda, sipas të cilës “kryetari socialist, i përbetuar se do vinte në shërbim të kauzës edhe trupin e tij, pasi qau për fëmijët e grave që e kanë mamin pa bukë në mes të rrugës, më pas vrapoi të hante supën e ngrohtë të mamit”.

Duke iu drejtuar deputeteve socialiste që janë të ngujuara në grevën e urisë, Doda tha se “sakrifica e tyre ishte e destinuar të ndeshej me zhgënjimin e sjelljes së një burri që i la të vetme për disa herë me radhë në një teatër politik”.

“Sigurisht, që sot nuk mund të themi asgjë tjetër veçse të rikonfirmojmë keqardhjen tonë, për kushtet e mundimshme ku deputetët çadristë kanë përfunduar, në kontrast të plotë me jetën luksoze të kryetarit frikacak Rama”, përfundoi deklaratën e saj deputetja Mesila Doda.

a.y/NOA

KOMENTE