English

Policia : Në Tubimin E Datës 14 Maj, Përkrahësit E Opozitës Kanë Përdorur Gurë E Sende Të Forta Ndaj Policeve

TIRANË, 15 Maj /ATSH - Mira Shkurta / - Në tubimin e radhës që opozita zhvilloi ditën e djeshme, u goditën me gurë e sende të forta punonjësit e policisë , të cilët morën ndihmën e nevojshme mjekësore. Përmes një njoftimi për mediat, Policia e kryeqytetit informon sot opinionin publik se "pas përfundimit të tubimit organizuar nga opozita në 14 maj 2010, një grup prej 40 - 50 protestuesish, goditën me gurë e sende të tjera të forta, duke i shkaktuar plagë të lehta 5 prej punonjësve të policisë, të cilët ishin në krye të detyrës për mbarëvatjen e tubimit. "Pamvarësisht se tubimi i radhës së opozitës, në kundërshtim me ligjin për "Tubimet", u zhvillua pa një njoftim paraprak, Policia e Tiranës, mori të gjitha masat e nevojshme për garantimin e zhvillimit normal të këtij tubimi, si dhe sigurimin e rendit e qetësisë publike në të gjithë territorin e qarkut Tiranë". Duke i kërkuar të gjitha subjekteve politike, që të respektojnë dispozitat ligjore për "Tubimet", strukturat e Hetimit të Krimit, bëjnë të ditur burimet e policisë, janë kryer të gjitha veprimet e nevojshme proceduriale, ndërkohë që janë siguruar pamjet filmike të ngjarjes dhe po punohet intesivisht për identifikimin e autorëve të goditjes së punonjësve të policisë. /a.gj/
KOMENTE