Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Saimir Pirgu Sjell Tinguj Europianë Në Tiranë
English

Saimir Pirgu Sjell "Tinguj Europianë" Në Tiranë

TIRANË, 15 Maj /ATSH- Suada Daci/- Tenori i njohur shqiptar, Saimir Pirgu, do t'i kthehet skenës së Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit (TKOB) në Tiranë, në një koncert të organizuar me rastin e Ditës së Europës 2010. Nën titullin "Tinguj Europianë", ky koncert do të zhvillohet nesër ( e dielë) në TKOB në orën 19:00, nën kujdesin e Ambasadorit të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Helmuth Lohan. Tenori Pirgu do të shoqërohet edhe nga Orkestra Simfonike e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, nën dirigjimin e mjeshtrit Zhani Ciko. "Orkestra e TKOB ka kënaqësinë të jetë një partnere e këtij koncerti dhe unë ndihem i nderuar që jam dirigjent i këtij koncerti", u shpreh drejtori i TKOB, Zhani Ciko. Ai falenderoi tenorin Saimir Pirgu dhe sopranon shqiptare Ermonela Jaho për suksesin e arritur në "Royal Opera House Covent Garden", të Londrës me operan "Traviata", që sipas Cikos, të dy artistët e kanë debutuar në Shqipëri". Duke folur për koncertin "Tinguj Europianë", tenori Saimir Pirgu tha se "në këtë koncert unë do të bëj një rezyme të të gjitha arieve të këtyre viteve që kam intepretuar në skenat e botës". "Shpresoj që të këndoj mirë pasi ndonjëherë është më vështirë të këndosh në vendin tënd, ku gjykimi dhe vlerësimi janë më të dukshëm sesa në vendet e tjera", tha Pirgu, i cili shtoi se në koncertin e nesërm do të ketë edhe një arie shqiptare nga opera 'Skënderbeu' e Prenk Jakovës, të cilën e këndon për herë të parë. Ndërsa Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Evropian, Helmuth Lohan, duke falenderuar tenorin Saimir Pirgu për pjesëmarrjen në koncertin "Tinguj Europianë", që do të zhvillohet në ditën e Europës, tha se 'për mua ky koncert që do të zhvillohet në këtë ditë është shumë i veçantë sepse unë e adhuroj operan". Tenori i mirënjohur shqiptar, Saimir Pirgu, do të sjellë për publikun në skenë pjesë nga Mozart, "Idomeneo", "Cosi Fan Tutte", nga Donizetti "L'elesir d'amore", nga kompozitori shqiptar Prenk Jakova "Skënderbeu", "Macbeth" nga Verdi dhe "Rigoletto" nga Massenet, etj. Saimir Pirgu, 28 vjeçari shqiptar me origjinë nga Elbasani, është sot një nga tenorët më të njohur e më të kërkuar të skenës operistike ndërkombëtare. Ai i përfundoi studimet në vitin 2003 në Konservatorin e Bolzanos, në Itali. Në Itali e ka zanafillën edhe karriera e tij profesionale, ku në vitin 2004 Saimir Pirgu debuton si profesionist në moshën 22 vjeçare në rolin e Ferrandos, në operan moxartiane "Così fan tutte", të drejtuar nga maestro i madh italian Claudio Abbado. Që atëherë karriera e tij, e vlerësuar me çmime prestigjioze ndërkombëtare, ka shënuar vetëm rritje të shpejtë dhe suksese të njëpasnjëshme. I vlerësuar nga Pavarotti si një nga talentet më premtuese të lirikës botërore, Pirgu debuton në Vjenë, në Berlin, në Romë, në Londër, në Paris, në New York e në Los Angelos, përkrah profesionistëve më të mëdhenj të skenës ndërkombëtare./s.s./
KOMENTE