Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Traditë/Elbasan: Guri I Fatit, Shpella E Shpresës Dhe Misterit
English

Traditë/Elbasan: Guri I Fatit, Shpella E Shpresës Dhe Misterit

ELBASAN, 15 Maj /ATSH-Miranda Sadiku/ - Në qendër të fshatit Tregan gjendet një shpellë misterioze, të cilën njerëzit e vizitojnë me shpresën për t'u shëruar nga sëmundje të ndryshme. Shpella ka dy nivele. Niveli i parë është rrafsh me tokën, ndërsa në brendësi zbritet në nivelin e dytë, në qendër të së cilës ndodhet një gropë në formë syri. Vizitorët qarkojnë tre herë "syrin magjik" dhe dalin me shpresën e ndryshimit të fatit për mirë. Vizitorët janë kryesisht njerëz me probleme shëndetësore, por herë-herë edhe psiqike. Shpella quhet Guri i Fatit. Njerëz të dëshpëruar, nga një gjendje e caktuar në të sotmen, me sa duket e kërkojnë fatin e përditshëm në një traditë me origjinë pagane. "Guri i Fatit vizitohet më së shumti në 28 gusht, kur është edhe festa e Komunës," thotë kryetari i komunës Tregan, Durim Çekrezi. Në 28 gusht është festa e fshatit, vizitorët bëjnë peligrinazh te shpella, edhe pa patur shqetësime, por duke shpresuar te diçka më e mirë. "Në këtë ditë banorët bëjnë pelegrinazh në shpellë dhe vizitat lidhen me faktin e të pasurit fat dhe mbarësi," thotë Çekrezi. Sipas tij, rituali përfshin ndezjen e një qiriri në shpellë dhe qarkimin e trefishtë. "Në vitet e diktaturës, ishin të rrallë në numër vizitorët në Gurin e Fatit, jo se nuk donin, por ruheshin nga fuksat," thotë Aliu, nga Tragani, i cili i therret ende fuksa, ata që mendohej se ishin bashkëpunëtorë të Sigurimit. "Pas ardhjes së demokracisë, numri i vizitorëve apo besimtarëve erdhi në rritje. Në fundjavë këtu vijnë shumë besimtarë, jo vetëm nga Elbasani, por edhe Lushnja, Fieri, Librazhdi e Korça," shton Aliu. Pranë Gurit të Fatit ndodhen shumë shtëpi, e mes tyre një lokal. Pronarja e lokalit pret dhe dëgjon me qindra besimtarë të cilët vijnë thuajse në ditët e premte dhe të diela në këtë vend. "Kam dëgjuar shumë, por edhe kam parë shumë", thotë Elvira. Ajo kujton se një herë këtu erdhi një vajzë e rreth të 35-ve, e cila kishte dhjetë vjet që nuk lindte. "E mbaj mend, ajo vinte nga Erseka, dhe pasi kalonte tre herë në shpellë, bashkë me bashkëshortin e saj, vinin e drekonin në lokalin tim për t'u nisur sërisht në Ersekë," thotë ajo. Edlira dhe nusja nga Erseka u bënë shoqe, dhe para një viti ajo mori një telefonatë nga Erseka. Shoqja priste një djalë. Me besim në këtë vend, thuhet, janë shëruar me qindra njerëz gjatë viteve. Sëmundjet kanë qenë nga më të ndryshmet: depresioni, dhimbje trupi, koke, syri, etj. Edhe banorët, siç shprehen vetë ata, shkojnë te Guri i Fatit, kur shohin se diçka nuk po ecën në shëndetin apo punët e tyre. Kryetari i Komunës thotë se vitet e fundit shpella vizitohet dhe nga shumë të huaj, që për çudi, kur largohen habiten: "Si është e mundur një gjë e tillë!". Asnjë nuk e shpjegon dot faktin e ekzistencës së kësaj shpelle, por banorët Traganit besojnë në të, dhe janë të gatshëm të drejtojnë atje vizitorët që nuk e njohin mirë vendin./ch/
KOMENTE