English

Vlore: Moti I Keq Le Pa Uje Te Pijshem Qytetin

VLORE, 15 maj/ATSH-H.Koçi/.- Moti i keq, i shoqëruar me erë të fortë, që ka përfshirë qytetin e Vlorës prej orëve të natës, ka shkaktuar ndërprerjen e furnizimit me ujë të pijshëm të banorëve. Drejtori i Ujësjellësit të Vlorës, Viron Hyso tha për ATSH-në se, prej orës 04.00 të mëngjesit të sotëm qyteti nuk furnizohet me ujë të pijshëm, për shkak se stacionet e pompave nuk punojnë nga mungesa e energjisë elektrike. Sipas tij, "në linjat e energjisë elektrike që furnizojnë stacionet e ujësjellësit, ka patur defekte të shumta". Aktualisht, po punohet për riparimin e tyre, por nuk mund të parashikohet afati i rikthimit të normalitetit. Era e fortë ka rrëzuar edhe mjaft pemë në rrugët e qytetit të Vlorës dhe tabela të reklamave, ndërsa puna në port është vështirësuar ndjeshëm. /a.ke/
KOMENTE