Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Durres: Te Rinjte Ne Gare Per Pastrimin E Plazheve
English

Durres: Te Rinjte Ne Gare Per Pastrimin E Plazheve

DURRES, 16 maj /ATSH-Gezim Kabashi/. - Qindra të rinj durrsakë, nxënës të shkollave të mesme dhe 9-vjecare, të organizuar nga organizata jofitimprurëse apo forca të ndryshme politike, këto ditë kanë nisur pastrimin vullnetar të plazheve që ndodhen në periferi të tij. Grupe të rinjsh, pjestarë të degës lokale të Kryqit të Kuq, kanë pastruar pjesën bregdetare në sektorin Iliria të plazhit më të madh të vendit, ndërsa Forumi Rinor i partisë Bashkimi për Drejtësi dhe Integrim kanë zgjedhur brezin pyjor të pishave prane plazhit të ri në sektorin Bishtkamëz, 18 km kësaj në veri të Durrësit. Altin Sulejmani, një nga organizatorët e veprimtarisë, tha për ATSH-në se bashkë me plazhet tradicionalë të qytetit duhen mbrojtur dhe pastruar edhe pyjet pranë plazheve të rinj, të cilat po tërheqin shumë pushues falë infrastrukturës rrugore të sapondërtuar. Ai shtoi se njohja e këtij ekosistemi dhe kujdesi i përhershëm për këto zona në bashkëpunim me pushtetin vendor të komunës së Katundit të Ri, përbën një nga synimet e kësaj organizate rinore. Qarku i Durrësit dhe Krujës ka një vijë bregdetare me gjatësi të përgjithshme prej 61.8 km, qe në pjesë të vecanta të tij ka nevojë për kujdes të vazhdueshëm si një pasuri e vyer turistike balneare. /a.ke/
KOMENTE