English

Formula 1, dopietë për skuderinë e Red Bull

Itali, 16 Maj NOA - Mark Webber ka arritur të fitojë në pistën e Monakos. Australiani ka qenë në krye të garës përgjatë gjithë zhvillimit të saj duke arritur ta zotërojë atë në mënyrën më të mirë.

Duhet thënë se ishte nj ditë mjaft e mirë për skuadrën e Red Bull ku menjëherë pas Webber u rëndit piloti tjetër i kësaj skuderie, Vettel dhe të dy kanë mundur të realizojnë një rezultat historik për Red Bull.

I treti në këtë garë u rëndit Kubica i cili çoi në pod skuderinë e tij të Renault. I katërti ishte piloti i Ferrarit Massa, që qëndroi para Hamilton dhe më pas ishte piloti gjerman i Mercedes, Schumacher.

Për Alonson mjaftoi vetëm vendi i 8 pasi kujtojmë se ai u kalua në fundin e garës pikërisht nga gjermani.

r.b/NOA

KOMENTE