English

Inter, kampione e Italisë për herë të 18-të

Itali, 16 Maj NOA - Ka përfunduar kampionati italian ku në javën e fundit është shpallur kampionia e saj dhe është pikërisht Interi i cili e ka fituar këtë trofe për herë të 18.

Ziklatërit, në transfertën e tyre me Sienën arritën të fitonin falë golit të shënuar nga Milito në pjesën e dytë të takimit.

Duhet thënë se Roma ishte një hap larg fitores së këtij titulli, pasi ata në sfidën me Chievon, arritën të realizonin që në fillim të garës me Vuçiniç dhe më pas me De Rossin.

Ëndrrat e kryeqytetasve u shuan në pjesën e dytë kur Milito shënoi golin e fitores në sfidën tjetër, dhe i dha ekipit të tij titullin e radhës të Seria A.

Për Interin flitet për kampionatin e pestë radhas ku tashmë ata bëjnë pjesë në këtë rekord të arritur më parë vetëm nga Juventus dhe Torino.

r.b/NOA

KOMENTE