Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Irani Dhe Brazili Kërkojnë Forcim Të Marrëdhënieve Dypalëshe
English

Irani Dhe Brazili Kërkojnë Forcim Të Marrëdhënieve Dypalëshe

TEHERAN, 16 maj /ATSH-AFP/ - Presidenti iranian, Mahmud Ahmadinexhad dhe homologu brazilian, Luiz Inacio Lula da Silva insistuan sot në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, sipas një raporti zyrtar iranian nga takimi i tyre i parë ku nuk u përmend çështja bërthamore. "Realiteti është se disa vende që kontrollojnë qendrat politike, ekonomike dhe mediatike nuk dëshirojnë që vendet e tjera të bëjnë progres'', deklaroi presidenti iranian duke iu referuar mobilizimit ndërkombëtar kundër programit bërthamor iranian. "Sëbashku ne mund të ndryshojmë kushtet e padrejta dhe të sjellim ndryshimet e nevojshme'', shtoi ai. ''Kjo vizitë shënon fillimin e një bashkëpunimi serioz mes dy kombeve tona të mëdha'', theksoi Ahmadinexhad. Presidenti brazilian Lula, sipas të njëjtit burim deklaroi se ''Brazili i konsideron marrëdhëniet me Iranin si strategjike sepse të dy vendet sëbashku mund të reagojnë më me shumë forcë''. / /ec/
KOMENTE