English

Kosovë - Thaçi Viziton Kompleksin Memorial Adem Jashari Në Prekaz

PRISHTINË, 16 Maj /ATSH-B.Jashari/.- Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, vizitoi sot Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz, ku vlerësoi punimet që janë duke u bërë këtë Kompleks. Sipas zyrës së Kryeministrit, Thaçi mbeti i kënaqur me cilësinë e punimeve dhe kërkoi që të intensifikohet dhe të finalizohet sa më parë ky projekt . Kryeministri Thaçi disa javë më parë vizitoi Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz, per te pare mbarëvajtjen e punimeve./s.d//a.ke/
KOMENTE