Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mbledhja e Konferencës Islamike, Shqipëria rikthen nivelin e lartë shtetëror
English

Mbledhja e Konferencës Islamike, Shqipëria rikthen nivelin e lartë shtetëror

Tiranë, 16 Maj NOA – Shqipëria ka rikthyer nivelin e lartë të prezantimit shtetëror në Konferencën Islamike. Lajmi konfirmohet për agjencinë e lajmeve NOA, nga burime zyrtare pranë zëvendëskryeministrit Ilir Meta. Konfirmohet se z.Meta është nisur pasditen e sotme për në Taxhikistan, ku do të zhvillohet Sesioni i 37-të i Ministrave të Jashtëm të Organizatës së Konferencës Islamike (OKI).

Burimet zyrtare bënë të ditur se zëvendëskryeministri Meta, njëherazi ministër i Punëve të Jashtme, do të jetë i pranishëm në mbledhjen e datave 18 deri 20 maj që mbahet në Dunshabe të Taxhikistanit.

“Diskutimet e këtij sesioni do të fokusohen në çështje politike dhe ekonomike por do të diskutohet edhe mbi terrorizmin ndërkombëtar”, - i thanë agjencisë NOA, burime zyrtare nga MPJ.

OKI është një organizatë ndërkombëtare islamike me delegacion permanent në OKB (Organizata e Kombeve të Bashkuara) dhe përbëhet nga 57 vende të botës, mes tyre dhe Shqipëria.

Deri së fundi, pjesëmarrja e Shqipërisë në mbledhjet e Konferencës Islamike ka qenë e zbehtë me një nivel të ulët prezantimi politik, jo më shumë se zëvendësministra dhe kjo është parë nga analistët si një përpjekje e qeverive shqiptare për të qenë më afër Evropës dhe SHBA-ve duke lënë në hije vendet islamike.

r.n/NOA

KOMENTE