Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra E Shtypit Shqiptar
English

Pasqyra E Shtypit Shqiptar

TIRANË, 16 Maj/ATSH/.- Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të shtypit shqiptar të publikuara të djelën, Gazeta "Koha Jonë" RAMA GREVISTËVE : SHOKË, KUTITË NUK HAPEN, POR JU RRINI EDHE PAK Kryetari socialist deklaroi dje se "hapjen e kutive ja linte në dorë të vendoste Komisioni i Venecias, ndërsa deri dje kishte refuzuar këtë obsion të ofruar nga Berisha dhe ndërkombëtarët. Ndalen protestat, por jo ngujimi , dje shkoi në 39 numri i të larguarve për shkak të rëndimit të shëndetit". Tituj të tjerë të kësaj gazete; Lohan : Zgjidhja e ngërçit në respekt të Kushtetutës Pamjet e videos amatore, jepen para në protestën e opozitës Plani Rregullues i Tiranës, protesta : dëmtohen pronarët Gazeta Shqiptare: 32 MIJË MËSUES, RRITJA E PAGAVE , NË GJIMNAZ DERI NË 72 MIJË LEKË Veç rritjes së përvitëshme, do të jetë edhe ajo në bazë të testimit. Si llogariten rrogat për mësuesit fillestarë, ata me 5-9 vite punë dhe mbi dhjetë vjet punë. Rrogat, të ndryshme në varësi të llojit dhe kategorisë. Tituj të tjerë të gazetës; Kesh : Stojku : Në prill eksport prej 20.2 min euro Durrës, KRRT s'mblidhet, stop projektet e bashkisë Berisha : Nuk kam draft kompromis nga të huajt Gazeta "Panorama": ULEN PËRFITIMET, LIGJI, KUSHTETUESJA RRËZON USHTARAKËT Vendimi / Gjykata Kushtetuese ka pranuar në tërësi ligjin e ripunuar të Qeverisë për ish ushtarakët. Ka rrëzuar pretendimet e avokatëve të palëve ankuese dhe Avokatit të Popullit për miratimin e ligjit në majin e kaluar, pa praninë e opozitës. Gjykata i jep të drejtë vetëm në dy nene, duke rrëzuar fuqitë prapavepruese të ligjit dhe mohimin që u bënte ish ushtarakëve për të drejtat që kishin fituar më parë me ligj. Tituj të tjerë të kësaj gazete; Policia : mitingu i paligjshëm, 40 të ndaluar Qitje në bjeshkë, vritet nga shoku 18 vjeçari Dokumentat, Andropovi shiti Liri Belishovën tek Enveri Gazeta "Shqip": SHUMICA NUK LËSHON ASNJË KUTI Berisha mohon ekzistencën e draftit : ai që e ka deklaruar këtë mashtron Kryeministri Sali Berisha , i sapokthyer nga Kroacia, deklaroi dje se nuk ka asnjë draft në tryezën e tij të punës dhe sipas tij asgjë nuk ka marrë fund. Tituj të tjerë të kësaj gazete; I arrestuari i Bandës së Durrësit drejtonte narkotrafikun nga qelia Lejet e përgjimeve pengojnë hapjen e trafikantëve Hapet gara te Tatimet, 310 vende të lira pune Gazeta "Rilindja Demokratike" BERISHA : NË ZYRËN TIME, DRAFTI I KiE DHE KOMISIONIT EUROPIAN Nga institucionet ndërkombëtare janë bërë të ditura vetëm deklaratat e Këshilliit të Europës , si dhe kërkesat e Komisionit Europian, sipas të cilave kërkohet një zgjidhje e shpejtë , duke respektuar kuadrin kushtetues. Tituj të tjerë të kësaj gazete; Tirani i Tiranës dhe mjeku si shpëtim Shteti, në anën e qytetarit Vokshi : Greva e urisë nuk do të ndalë integrimin e vendit. Gazeta "Shekulli" RAMA : FLETËT E VOTIMIT NË KOMISIONIN E VENECIAS Partia Socialiste ka bërë publike dje nëpërmjet kryetarit të saj, ofertën për kompromis të ardhur nga ndërkombëtarët, ku në thelb të saj qendron propozimi për të hapur dhe hetuar kutitë e materjaleve zgjedhore dhe marrja e opinionit të Komisionit të Venecias për kutitë e votimit. Tituj të tjerë të kësaj gazete; Lohan : liderët t'i japin fund ngërçit Policia : u plagosën pesë policë Arsimi i lartë, kthehet ligji i qeverisë./m.m/
KOMENTE