Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Ky pushtet do të thyejë qafën nëse nuk i vë gishtin kokës
English

Rama: Ky pushtet do të thyejë qafën nëse nuk i vë gishtin kokës

Tiranë, 16 Maj 2010 NOA Update Minutë pas minute 18.59’ – Protesta e opozitës nuk do të ndalet dhe deri në fund do të kërkohet transparenca e kërkuar. Pohimin e bëri pak çaste më parë në protestën e opozitës, kryetari socialist Edi Rama i cili tha edhe se mitingu i sotëm nuk ishte parashikuar të zhvillohej.

Rama tha se “jemi pranë arritjes së qëllimit” duke vlerësuar se kështu “do të bëjmë të mundur që mbarë Shqipëria të çlirohet nga makthi për të qenë lirisht në pozicionin që do, me apo kundër qeverisë”.

Menjëherë më pas, Rama paralajmëroi se nuk do të ketë ndërprerje të valës së protestave: “Kundërshtarët tanë duhet ta harrojnë se ne do të lodhemi, duhet ta harrojnë se ne do të humbasim durimin, duhet të harrojnë se ne do ta ndalim rrugën tonë, rrugën e së vërtetës për të cilën ka nevojë Shqipëria, rrugën e transparencës”, - deklaroi z.Rama.

Këtu ka mbërritur dhe “kërcënimi” i Ramës: “Ky pushtet do të thyejë qafën nëse nuk i vë gishtin kokës”.

Më tej z.Rama kritikoi qeverinë që sipas tij po përdor mediat dhe intelektualët për t’iu kundërvënë opozitës.

***

Janë rikthyer para pak minutash protestat e nisura më 30 prill në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” me premtimin se rezistenca do të vazhdojë.

Spartak Ngjela duke folur në tubim pak çaste më parë, tha se më 14 maj në protestë ishin të pranishëm 250 mijë shqiptarë që sipas tij, “e detyruan tiranin të qëndrojë 2 mijë kilometra larg”, duke nënkuptuar ditën kur kryeministri Berisha ishte në Kroaci në një takim të BERZH-it.

Më tej, Ngjela si zakonisht ka vazhduar ritualin e kërcënimeve që i ka përdorur me doza të larta në fjalimet e përditshme dhe madje tha se “tani që kemi 35-40 të plagosur jemi gati të përballemi me çdo lloj sfide”.

Ngjela e ka mbyllur fjalimin e tij, me kërcënimin: “Do të shikoni se çdo të ndodhë në Tiranë”.

Ndërkohë, Lindita Nikolli duke folur mbi grevën e urisë tha se ajo do të vazhdojë, me qëllimin e vetëm, kryerjen e transparencës.

Duke folur para tubuesve, mbështetës të opozitës, në podiumin e ngritur pranë çadrave të grevistëve të urisë, Nikolli akuzoi kryeministrin Sali Berisha se është duke penguar zhbllokimin e situatës por e siguroi atë se nuk bëhet fjalë për të toleruar në kërkesën e transparencës së zgjedhjeve të 28 qershorit 2009.

Më tej e mori fjalën deputetja Vasilika Hysi, ish-kryetare e Komitetit Shqiptar të Helsinkit. Hysi evidentoi akuzën e mazhorancës për mungesë transparence në grevën e urisë dhe bëri thirrje që të hiqet dorë nga të tilla deklarata.

Hysi siguroi se “grevistët e urisë kanë dalë të pangrënë nga çadrat”, duke dashur të përgënjeshtrojë zërat se të ngujuarit ushqehen rregullisht brenda ambienteve të grevës së urisë.

“Bëj thirrje të rezistojmë sepse rezistenca jonë është e nevojshme”, - apeloi Hysi duke kërkuar më tej që të gjithë të mbështesin “kauzën e transparencës”.

Pas Hysit e ka mbajtur fjalën e rastit, deputeti socialist Eduard Shalsi, ish-kryetar i Bashkisë së Tiranës: “Është koha që të mos lejojmë Berishën të mbajë peng fatet e vendit, është koha të lejojmë popullin të marrë në dorë fatin e tij”, - ishte thirrja e Shalsit.

Ai theksoi se transparenca zgjedhore është një kusht, por ky kusht siç theksoi, është i domosdoshëm “për të patur një Shqipëri demokratike, më të begatë”.

Shalsi foli dhe për reagimin që ka patur me sms dhe email-e nga qytetarët dhe veçoi një mesazh që tha se ia dha një vajzë e vogël për Elsa Lilën:

“Vajza e vogël kishte përshëndetur Elsën, por nuk kishte mundur t’i dhuronte dot një lule, por e kishte përshëndetur me shumë përzemërsi nga larg. Ajo vajzë donte t’i jepte një letër Elsës, ku kishte vizatuar një zemër”.

Me këtë rast që tregoi Shalsi tha se donte të tregonte se nuk janë vetëm njerëzit në moshë të thyer që janë pranë protestës së opozitës por edhe mosha e re siç theksoi.

r.n/NOA vijon...

KOMENTE