Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Servet Pëllumbi: Kur politika dështon, njerëzit marrin në dorë fatet e tyre
English

Servet Pëllumbi: Kur politika dështon, njerëzit marrin në dorë fatet e tyre

Tiranë, 16 Maj NOA – Socialisti Servet Pëllumbi paralajmëroi sot se situata politike në vend është rënduar dhe hodhi dyshimin se në të tilla kushte njerëzit mund ta marrin vetë në dorë fatin e tyre.

I njohur së fundi si kritik i kreut socialist Rama, ish-kryetari i Kuvendit Servet Pëllumbi bëri këto deklarata pas një vizite mesditën e sotme në çadrat e grevistëve të ngujuar.

“Unë mendoj se të dyja palët të gjejnë zgjidhje pasi gjendja e grevistëve po agravohet. Të dyja palët duhet të tërhiqen nga pozicionet e tyre fillestare duke u vendosur në pozicione të tjera, që të ofrojnë zgjidhje”, - deklaroi z. Pëllumbi.

Në këtë pikë, ai ka evidentuar faktin se z.Rama u tërhoq nga një kërkesë themelore që ishte deri dje haja e kutive për të rinumëruar votat.

“Partia Socialiste u tërhoq nga kërkesa e deritanishme, për hapjen e kutive të votimit dhe numërimin e votave duke kërkuar tani vetëm hajen e kutive me materialet zgjedhore, për të cilën më herët mazhoranca kishte rëndë dakord”, - deklaroi z. Pëllumbi, duke shtuar se tashmë edhe kryeministri Berisha duhet të bëjë tërheqjen e tij dhe jo kjo situatë të kthehet në një lojë kalamajsh.

r.n/NOA

KOMENTE