English

Tajlandë - Të Paktën 31 Të Vdekur Në Përleshjet Mes Manifestuesve Dhe Policisë

BANGKOK, 16 maj /ATSH-AFP/ - Të paktën 31 persona janë vrarë dhe 230 të tjerë janë plagosur këto tre ditë nga përleshjet mes manifetuesve antiqeveritarë dhe policisë, sipas forcave të shpëtimit. Që prej fillimit të manifestimeve nga këmishë kuqët në mes të muajit mars, numri zyrtar i të vdekurve ka arritur në 54 dhe ai i të plagosurve në më shumë se 1 600./ /ec/
KOMENTE