Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tiranë- Grindje Në Një Lokal Nate, Dy Të Plagosur
English

Tiranë- Grindje Në Një Lokal Nate, Dy Të Plagosur

TIRANË, 16 Maj /ATSH- Mira Shkurta/ - Një grindje për motive ende të panjohura në një lokal nate në Tiranë ka përfunduar me dy të plagosur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:30 të mëngjesit të sotëm në një lokal në rrugën e "Barrikadave" në kryeqytet. "Në këtë ngjarje kanë mbetur të plagosur Shpëtim Marku, roja i lokalit, dhe klienti Arben Prenga", thanë për ATSH-në burime zyrtare të policisë së Tiranës. Të njëjtat burime thanë se klienti Prenga është goditur me sende të forta dhe është dërguar në Spitalin Ushtarak, ndërsa ndaj rojes së lokalit, i plagosur lehtë me armë, është marrë masa e arrestit. Nuk dihet se si ka lindur sherri mes palëveve, por mësohet se grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje. /k.sh/
KOMENTE