Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Edi Rama Ti Kërkojë Falje Publike Elitave Të Kombit Për Etiketimet E Padenja
English

Berisha: Edi Rama Ti Kërkojë Falje Publike Elitave Të Kombit Për Etiketimet E Padenja

A" TIRANË, 17 Maj/ATSH-Maela Marini/.- Kryeministri Sali Berisha i kërkoi sot, kryetarit të Partisë Socialiste, njëherazi kryebashkiak i Tiranës, Edi Rama që t'i kërkojë ndjesë publike elitave të kombit për vlerësimet dhe etiketimet jashtëzakonisht të padenja. Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Kreu i Qeverisë shprehu mirënjohjen për kontributin e intelektualëve shqiptarë dhe elitës së kombit në procesin e integrimit të vendit. Sipas tij "të ardhmen e ndërtojnë intelektualët dhe elitat që janë pasuri e kombit dhe promotor i zhvillimit të vendit". "Ishin elita e artit, shkencën dhe letrave dhe jo elita politike, ato që në vitin '90 vendosi të qëndrojë përkrah studentëve dhe qytetarëve të Tiranës deri në përmbysjen e diktaturës", tha Kryeministri Berisha. Duke iu referuar letrës së firmosur nga qindra intelektualë dhe artistë shqiptarë, që kërkojnë ndërprerjen e grevës së urisë, Berisha vuri në dukje se "një numër i konsiderueshëm i tyre besojnë si alternativë politike socialdemokracinë europiane". Kryeministri Berisha e konsideroi elitën si një pasuri kombëtare, që sipas tij "nuk e bëjnë apo ç'bëjnë kryeministri apo z. Rama". Elita e kulturës dhe artit, tha Kryeministri Berisha, "mbart të gjitha visaret më të çmuara të kombit dhe ka avantazhin e madh të jetë kujdestare, arkitekte, gardiane, por dhe ndërtuesja e identitetit të kombit. Kryeministri theksoi se "identitetin e kombit nuk e ndërtojnë dot politikanët, ndërtuesit, biznesmenët apo kompanitë multinacionale, por atë e ndërtojnë dhe zhvillojnë njerëzit e kulturës dhe artit". "Edi Rama nuk mund të shpallë si sazexhinj apo ahenxhinj gjenitë e veprave shqiptare që kanë pushtuar hapësirat e botës, vetëm pse morën guximin t'i drejtohen në disaprovim të plotë të grevës së urisë. Kjo do të thotë të ngrihesh kundër qenies së kësaj shoqërie dhe kombi", tha Kryeministri Berisha. Një kauzë e elitës, sipas tij, "është një kauzë e parefuzueshme". Kryeministri e konsideroi fatale faktin që elita shqiptare sulmohet mbi baza klasore totalitare. Kryeministri theksoi se elita kombëtare ka të drejtën që të jetë e ashpër me qeverinë dhe politikanët, por këta të fundit nuk e kanë këtë të drejtë. "Këta nuk janë njerëz që kërkojnë leje ndërtimi, apo troje dhe nuk drejtojnë sipërmarrje të mëdha apo kompani ndërtimi", tha Kryeministri Berisha, ndërsa shtoi se "elita reagon sepse ajo qëmton të vërtetat shqiptare në art, shkencë dhe letra". "Ata nuk mund të besojnë në betejën tënde për pushtet personal dhe nuk mund të pranojë që të krijosh në bulevardin kryesor të kombit, një kamp të vërtetë ngujimi", iu drejtua Kryeministri Berisha, kryesocialistit Rama. Intelektualët shqiptarë, përmes një letre të hapur (11 maj) i kërkuan kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama ndërprerjen e grevës së urisë. Përfaqësues të botës akademike, personalitete të artit, kulturës dhe mjekësisë shqiptare i bëjnë thirrje kreut të PS-së "që të mos pengojë ëndrrën e shqiptarëve për të lëvizur të lirë dhe për t'iu bashkuar familjes europiane". Intelektualët shprehen se e shohin grevën e urisë si një mënyrë izolimi që i kundërvihet aspiratave të shqiptarëve./n.m/
KOMENTE