English

Bogdani:Rama Nuk Lejon Transparencën Brenda Çadrave

TIRANË, 17 Maj/ATSH/.- Deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bodgani reagoi sot ndaj grevës së urisë së opozitës, duke bërë përgjegjës kryetarin e Partisë Socialiste, që nuk lejon transparencën brenda çadrave dhe shërbimin shëndetësor atje. "Pas kaq ditësh askush nuk kupton më se pse z. Rama nuk lejon transparencën brenda çadrave, pse nuk lejon shërbimin shëndetësor dhe psikologjik, pse nuk i bashkohet kampingut para kullave të Fidelit dhe pse i detyron gratë të flenë në rrugë të madhe", tha në deklaratën për shtyp deputeti Bogdani. Ai i rikujtoi kreut të PS-së se është personi përgjegjës për çdo gjë./a.s//n.m/
KOMENTE