Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Deputetja e PS, Ermonela Felaj dërgohet në spital
English

Deputetja e PS, Ermonela Felaj dërgohet në spital

Tiranë, 17 maj, NOA – Një tjetër greviste është dërguar në spital pak momente më parë. Grevistja e 50-të që largohet është deputetja e qarkut të Beratit, Ermonela Felaj.

Largimi për në spital është bërë pas një sërë komplikacionesh në shëndetin e saj pas 17 ditësh në gren e urisë.

Felaj është transportuar në spital pak minuta më parë. Ndërkohë që në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Felaj, veç mjekëve është pritur dhe nga Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama.

Rama ka qenë në spital për të vizituar grevistët e tjerë që janë shtruar prej disa ditësh.

Ndërsa pak orë më parë në spital u dërgua dhe Flora Hasanaj, 45 vjeç nga Tirana. Lënia e grevës nga ana e saj është bërë për shkak të problemeve që ka pasur me tensionin.

Greva e urisë së 22 deputetëve socialistë dhe 180 mbështetësve të tyre, e iniciuar që nga mbrëmja e 30 prillit poshtë godinës së Kryeministrisë, ka hyrë sot në ditën e saj të shtatëmbëdhjetë.

Paraditen e sotme u larguan nga greva Agim Seva nga Lushnja dhe Ferdinand Kapllanaj nga Mallakastra.

m.xh/NOA

KOMENTE