Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fier-Çiklizëm/ Alfred Sukaj Fitues I Etapës Së Parë Të Rrethit Të 67-Të Çiklistik
English

Fier-Çiklizëm/ Alfred Sukaj Fitues I Etapës Së Parë Të Rrethit Të 67-Të Çiklistik

FIER, 17 Maj /ATSH- Rr.Isufaj/. - Ka përfunduar mesditën e sotme në Fier etapa e parë e rrethit të 67-të çiklistik të Shqipërisë. Fitues i etapës së parë Tiranë-Fier ishtë çiklisti Alfred Sukaj i ekipit të Tiranës, i cili u nderua me medaljen e fituesit nga presidenti i Federatës të Çiklizmit, Skënder Anxhaku. Në vendin e dytë dhe të tretë u radhitën çiklistët Redi Halili dhe Besmir Banushi, përkatësisht të ekipeve Teuta dhe Tirana. Nesër çiklistët do të garojnë në itenerarin Vlorë -Sarandë, që është etapa më e vështirë dhe kulmi i garës. "Nesër nis gara e vërtetë Vlorë-Sarandë. Nesër ne shpresojmë që në garën individuale të zëmë vëndin e parë, pasi etapa e sotme 110 km ishte e lehtë", tha trajneri i Fierit, Kiço Kalemaj. Në këtë rreth çiklistik marrin pjesë ekipet e Tiranës, Partizanit, Apolonisë, Teutës, Vllaznisë, Elbasanit, Flamurtarit, si dhe një ekip nga Kosova, një ekip nga Gjermania dhe një çiklist nga Tuzi i Malit të Zi. Presidenti i Federatës së Çiklizmit, Skënder Anxhaku, falenderoi bashkinë e Fierit për vëmëndjen dhe mbështetjen financiare që i ka dhënë sportit në përgjithësi dhe atij të çiklizmit në veçanti./gj.m/s.s./
KOMENTE