Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Greva e urisë së PS hyn në ditën e 17-të, deri tani 48 grevistë në spital
English

Greva e urisë së PS hyn në ditën e 17-të, deri tani 48 grevistë në spital

Tiranë, 17 maj, NOA – Greva e urisë së 22 deputetëve socialistë dhe 180 mbështetësve të tyre, e iniciuar që nga mbrëmja e 30 prillit poshtë godinës së Kryeministrisë, ka hyrë sot në ditën e saj të shtatëmbëdhjetë.

Gjendja e grevistëve po rëndohet nga momenti në moment, ndërsa pritet që persona të tjerë të dërgohen në spital gjatë ditës së sotme për shkak të përkeqësimit të kushteve të tyre shëndetësore.

Agim Seva nga Lushnja dhe Ferdinand Kapllanaj nga Mallakastra, kanë qenë dy grevistët e fundit të cilët kanë lënë çadrën për shkak të problemeve shëndetësore të konstatuara tek ta, ndërsa ditën e djeshme janë larguar nga greva e urisë edhe deputetët socialistë, Arben Malaj dhe Agim Leka.

Kështu, në total numërohen 48 persona të cilët janë detyruar të ndërpresin protestën që prej 30 prillit.

Nga ana e tij, kryesocialisti Rama në protestën e radhës së opozitës ka paralajmëruar aksion të ashpër opozitar, me vazhdimësi protestash në vend, ndërsa demokratët nga ana e tyre i qëndrojnë konseguentë qëndrimit të respektimit të ligjit dhe Kushtetutës.

n.e/NOA

KOMENTE