Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Hapësirë - Disa Astronautë Të Atlantis Dalin Rreth Iss-Së
English

Hapësirë - Disa Astronautë Të Atlantis Dalin Rreth Iss-Së

UASHINGTON, 17 maj /ATSH-AFP/ - Dy astronautë amerikanë dolën sot në hapësirë për një periudhë prej gjashtë orësh jashtë Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor, ISS, një ditë pas mbërritjes atje të anijes kozmike Atlantis. Gjatë këtij misioni 12-ditor janë parashikuar tri dalje jashtë anijes kozmike prej 6 orë e gjysmë secila nga një ekip prej dy astronautësh. Kjo është dalja e 237-të në hapësirë e drejtuar nga astronautë amerikanë, njoftoi Nasa. Një ditë më parë, anija kozmike amerikane Atlantis me gjashtë astronautë në bord arriti të ankorohet në Stacionin hapësinor ndërkombëtar. Gjatë misionit të saj 12 ditor, shtatë prej të cilave në ISS, Atlantis dhe kozmonautët e saj pritet të sjellin më tepër se 12 tonë pajisje, gjashtë bateri, ushqime dhe përvoja shkencore. Moduli rus Rassvet ("Aurora") ose MRM-1 është elementi më i madh i transportuar nga Atlantis. Ky minimodul 5-tonësh, gjashtë metra i gjatë dhe me diametër 2,23 metra, do të përdoret për ankorimin e anijeve kozmike ruse Soyouz dhe Progress si dhe për rezervat. Pas këtij fluturimi, do të ketë vetëm dy lëshime të tjera, ai i anijes kozmike Discovery në mes të shtatorit dhe i "Endeavour, në fund të nëntorit. Më tej, tre anijet kozmike do të dërgohen në muze, duke mbyllur tri dekada shërbim. Pas kësaj, Shtetet e Bashkuara do të varen nga anijet kozmike ruse Soyouz për të dërguar kozmonautët e tyre në ISS deri sa të jetë gati një lëshues amerikan rreth vitit 2015. /I.Pu.
KOMENTE