English

Homazh për Domenico Modugno, koncert në Akademinë e Arteve

Tiranë, 17 maj, NOA /Milena Selimi - Duket se një nga pikat e rëndësishme të eventit “Dy Popuj, Një Det, Një Miqësi” do të jetë edhe koncerti në homazh të këngëtarit italian Domenico Modugno, i cili do të zhvillohet ditën e nesërme në mjediset e Akademisë së Arteve të Bukura në Tiranë.

Koncerti titullohet “La grande musica vola alto” (Muzika e vërtetë fluturon lart) dhe do të përmbajë shumë nga këngët më të dëgjuara të këngëtarit, në interpretimin e solistëve italianë, Mario Rosini, Luciana Negroponte dhe Patrizia Lomuscio.

Koncerti organizohet nën patronazhin e Ambasadës Italiane në Tiranë, Provincës së Barit dhe Akademisë së arteve të Bukura në Tiranë.

Me pjesëmarrjen e orkestrës simfonike të provincës së Barit, nën drejtimin e dirigjentit, Vito Andrea Morra.

m.s/n.e/NOA

KOMENTE