Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Homofobia, Shqetësim Për Të Drejtat E Minoriteteve Seksuale
English

Homofobia, Shqetësim Për Të Drejtat E Minoriteteve Seksuale

TIRANË, 17 Maj /ATSH, E. Gjikolli/.- "Homofobia" një term që nënkupton urrejtjen dhe frikën joracionale ndaj njerëzve homoseksualë dhe ndaj vetë homoseksualitetit, vazhdon të përbëjë shqetësim për jetën dhe të drejtat e minoriteteve, të cilët kanë një orientim të ndryshëm seksual. "Deklarimi publik i homoseksualitetit të një individi shkaktoi protesta në një qytet të Shqipërisë dhe kjo tregon më së miri realitetin, me të cilin përballet komuniteti i homoseksualëve, lesbikeve, biseksualëve dhe transeksualë (LGBT)", tha drejtuesi i Qëndrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri (CRCA), Altin Hazizaj në një konferencë për shtyp në Ditën Ndërkombëtare Kundër Homofobisë. Kjo datë në të gjithë Botën, vlerësohet si ditë reflektimi për repektimin e të drejtave dhe lirive të minoriteteve seksuale, që sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, përbëjnë së paku 5 % të popullsisë. Edhe Shqipëria iu bashkua vendeve të BE-së dy vjet më parë duke nënshkruar Deklaratën e OKB-së kundër kriminalizimit minoriteteve seksuale, por dhe si pjesë në Rekomandimin e Ministrave të Këshillit të Europës për luftën ndaj diskriminimit të bazuar në orientimin seksual e identitetin gjinor. "Ndonëse vihen re një sere arritjesh, Shqipërisë i duhet ende të punojë në të gjitha nivelet për të arritur barazinë dhe dinjitetin për shtetasit e saj që kanë një orientim seksual të ndryshëm", vlerësoi Boris Dittrich, Drejtor i Programeve për LGBT në Human Rights Watch. Përfaqësues të organizatave "LGBT Pro Shqipëri", "Aleanca kundër Diskriminimit", "Grupi Shqiptar i të Drejtave të Njeriut", bënë thirrje të hapur drejtuar autoriteteve publike dhe publikut të gjerë për respektimin e të drejtave të personave LGBT në Shqipëri, me sloganin "Thyej murin e heshtjes - Thuaj Jo Homofobisë". Sipas sociologëve, para viteve 90' homoseksualiteti në Shqipëri ka qenë dukuri e fshehtë dhe ndiqej penalisht, ndaj dhe ishte shumë i kufizuar. Pas viteve '90-të, dukuria e homoseksualitetit pësoi ndryshime, të paktën nga ana ligjore, ku u lejuan dhe hapja e shoqatave për homoseksualët. Për t'a luftuar homofobinë, komunitetet me orientim të ndryshëm seksual (LGBT) në vende të ndryshme perëndimore zhvillojnë parada dhe aktivitete të shumëllojshme politike. Shumë organizata dhe sekte religjioze i përkrahin të drejtat e këtij komuniteti dhe janë kundër homofobisë. Shumë ligje janë krijuar për t'iu kundërvënë homofobisë./n.m/
KOMENTE