Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Iran - Bërthamore - Topi Është Në Fushën E Fuqive Të Mëdha Pas Propozimit Të Fundit
English

Iran - Bërthamore - Topi Është Në Fushën E Fuqive Të Mëdha Pas Propozimit Të Fundit

TEHERAN, 17 maj /ATSH-AFP/ - Topi tashmë është në fushën e fuqive të mëdha perëndimore pas propozimit të bërë sot nga Irani, Turqia dhe Brazili për një shkëmbim të lëndës djegëse bërthamore iraniane në Turqi, u shprehën dy drejtues iranianë. "Topi është në fushën e tyre", i deklaroi shtypit zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Ramin Mehmanparast pas njoftimit të këtij propozimi që synon zgjidhjen e krizës mes Teheranit dhe komunitetit ndërkombëtar rreth programit bërthamor iranian. Kreu i Organizatës iraniane të Energjisë Bërthamore, OIEA, Ali Akbar Salehi, ishte i të njëjtit mendim duke u shprehur se tashmë është në pritje të vendimit që do të marrin perëndimorët lidhur me propozimin. "Irani, duke pranuar propozimin e turqve dhe brazilianëve, tregoi vullnetin e mirë. Tani e tutje, topi është në fushën e perëndimorëve dhe grupi i Vjenës (Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Franca) duhet të japë një përgjigje të përshtatshme ndaj ofertës së Iranit për bashkëpunim", deklaroi Salehi i cituar nga agjencia zyrtare IRNA. /I.Pu.
KOMENTE