Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Jozefina Topalli: Pamuk, do e bëjë Shqipërinë si shtëpinë e tij
English

Jozefina Topalli: Pamuk, do e bëjë Shqipërinë si shtëpinë e tij

Tiranë, 17 maj, NOA - Nobelisti Orhan Pamuk është krijuesi, i cili nuk reshti kurrë kërkimin në rizbulimin të vlerave që sjellin ndryshim në shpirtin dhe jetën e individit.

Kështu i ka cilësuar vlerat e nobelistit të parë në letërsi që viziton Shqipërinë, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, në promovimin e librit “Stamboll- Kujtime dhe qyteti”, të nobelistit Orhan Pamuk në mjediset e Kuvendit. në prani të vetë Pamuk.

“Nobelisti Pamuk vjen tek ne jo vetëm si një ndër autorët më në zë në letërsinë bashkëkohore turke, jo vetëm si një ndër romancierët më interesantë sot në letërsinë botërore, por ai gjen tek ne një ndër vendet ku vepra e tij është shqipëruar pothuaj e plotë. Krahas lexuesit shqiptar ai do të zbulojë një vend me histori e lidhje të hershme me vendin e vet dhe një popull mik e mikpritës që përmes afërsive kulturore por edhe shpirtërore do ta bëjnë të ndihet “home”, si në shtëpi të vet”, u shpreh ndër të tjera Topalli.

Më tej, ajo ka theksuar se “ka shumë arsye që Pamuk është i dashur për lexuesin shqiptar”.

“Ne shqiptarët dhe turqit ndajmë shumë histori. Gjatë periudhash të gjata kemi ndarë kundërshti sikundër kemi ndarë lidhje të dijes dhe të kulturës, kemi ndërtuar lidhje miqësore e zhvilluar ndjenja vëllazërore. Kemi ndarë një dhënie e marrje si rrallë pak dy kombe në botë kanë pasur”, përfundoi ajo.

n.e/NOA

KOMENTE