Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kouchner: I Përket Aiea-S Të Përgjigjet Për Marrëveshjen Bërthamore Mes Iranit, Brazilit Dhe Turqisë
English

Kouchner: I Përket Aiea-S Të Përgjigjet Për Marrëveshjen Bërthamore Mes Iranit, Brazilit Dhe Turqisë

PARIS, 17 maj /ATSH-AFP/ - I takon Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (AIEA) të përgjigjet për marrëveshjen e nënshkruar mes Iranit-Brazilit dhe Turqisë përsa i përket çështjes bërthamore iraniane, deklaroi sot shefi i Diplamacisë franceze, Bernard Kouchner duke shënuar progres në vendosjen e sanksineve të reja nga OKB. "Nuk jemi ne që duhet të përgjigjemi, është Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike'', deklaroi ministri francez i Punëve të Jashtme, Bernard Kouchner për AFP-në dhe Radio France Internationale (RFI). "Progreset mjaft të rëndësishme janë bërë në dy ditë mbi rezolutën e Kombeve Bashkuara", theksoi Bernard Kouchner. Kjo projektrezolutë përmban sanksione të ashpra kundër Teheranit. "Jam i lumtur që u arrit kjo marrëveshje mes Iranit, Brazilit dhe Turqisë'', shtoi ai. "Ne përshëndesim këtë marrëveshje dhe këmbuljen e miqve tanë turq dhe brazilian për ndërmarrjen e këtyre hapave'', theksoi Kouchner./ /ec/ a.jor.
KOMENTE